Maskë perfekte për eliminimin e poreve, në kushte shtëpie

0
439

Poret janë një nga problemet më të shpeshta të lëkurës së fytyrës, ç’ka për vajzat dhe gratë bëhen shumë të bezdisshme.

Poret janë një pengesë edhe për make-up-in, pasi nëse ato janë prezente kremrat nuk përhapen mirë në fytyrë.

Ndaj në këtë artikull do ju tregojmë një maskë natyrale, në kushte shtëpie me të cilat të zhdukni poret sa herë që shihni se shfaqen në fytyrën tuaj.

Përbërësit: 2 lugë gjelle lëng ananasi, 4g sodë buke, 1 lugë gjelle xhel aloe vera, 2 lugë gjelle kos natyral.

Përgatitja dhe aplikimi: Përziejini mirë të gjithë përbërësit derisa të bëhet një masë xhelatinoze. Maska këshillohet të vendoset në fytyrë direkt pas përgatitjes, në mënyrë që përbërësit të ruajnë vetitë e tyre, kryesisht ananasi.

Pasi ta keni larë fytyrën me ujë të ngrohtë, vendosni maskën dhe lëreni të veprojë për 15 minuta. Më pas shpëlajeni me ujë të bollshëm, duke e fërkuar lehtësisht në zonën ku ka pore, pika të zeza apo yndyrë. Dhe vazhdoni më tej me locionin hidratues që përdorni zakonisht.

Këtë maskë mund ta aplikojmë një herë në javë dhe nga java e tretë vihen re përfitime të mëdha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here