Manchester United e ka shënuar fitoren e radhës në Premierligë dhe menjëherë ka nisur të vërehet “dora” e trajnerit Viktor Amorim.
“Djajtë e Kuq” triumfuan 4:0 në shtëpi ndaj Evertonit, në kuadër të javës së 13-të në elitën e futbollit anglez.
Marcus Rashford kaloi vendasit në epërsi në minutën e 34-të të ndeshjes, para se Zirkzee të dyfishonte shtatë minuta më pas.
Të dy golashënuesit e dhanë edhe nga një gol në pjesën e dytë për të vulosur fatin e këtij takimi.
Me këtë fitore, tani Manchester United numëron 19 pikë në vendin e nëntë dhe tani është katër pikë larg top-4shes.
Në anën tjetër, Everton mbetet i 15-ti me 11 pikë gjithsej.