Mallorca s’heq dorë nga Muriqi, ja zhvillimet e fundit

0
365

Mallorca nuk heq dorë nga sulmuesi kosovar Vedat Muriqi.

Kështu raporton “Corriere dello Sport”, duke u bazuar në burimet brenda klubit spanjoll.

Spanjollët e Mallorcas nuk e kanë e hedhur poshtë idenë për të mbajtur qendërsulmuesin kosovar në skuadër edhe për sezonin e ardhshëm, edhe pse thuhet së negociatat me Lazion kanë përfunduar.

Mallorca nuk e kishte ushtruar opsionin për blerjen e plotë të kartonit të Muriqit në vlerë prej 12 milionë eurosh nga janari kur kosovari ishte huazuar tek skuadra spanjolle.

Mallorca synonte të bind ‘lacialët’ që të bëjnë zbritje në çmimin për reprezentuesin e Kosovës.

Megjithatë, krerët e Mallorcas tashmë janë duke e menduar që sërish të rinisin negociatat me Lazion për blerjen e Vedat Muriqit, i cili ishte një nga lojtarët kryesor për skuadrën spanjolle në garë për të siguruar mbijetesën në La Liga.

Ndryshe, ylli i ‘Dardanëve’ është i lidhur me rikthimin në Turqi, ku kërkohet nga ish-klubi i tij, Fenerbaçe dhe Galatasaray./RTK

Leave a Reply