Loredana dhe Zuna “izolohen” në një shtëpi, nga frika e koronavirusit

0
527

Ata prej javësh kanë bërë buj në media për raportin e tyre të afërt.

Bëhet fjalë për dyshen e njohur Loredana dhe Zuna të cilët përkundër afërsisë që shfaqin me njëri-tjetrin, ata kanë mohuar që janë në një romancë.

Reperët e famshëm së fundi kanë treguar se ndodhen në një shtëpi bashkë me shoqërinë e tyre, të “izoluar” për shkak të frikës nga pandemia e përhapur në botë, koronavirus, teksa shihen të lumtur dhe në disponim të mirë.

Ndryshe, Loredana mbetet aktive me projekte muzikore, ndërkohë është edhe nënë e një vajze nga lidhja me reperin, Mozzik./Indeksonline/

Leave a Reply