Loredana dhe Don Xhoni bashkojnë forcat? Ja VIDEO ku reperja e fton në skenë të këndojnë

0
410

Edhe pse nuk ka shumë vite që është bërë pjesë e tregut muzikor, Loredana është një nga reperet më të suksesshme të momentit. Ajo që në fillim ka deportuar në industrinë e muzikës së huaj, pasi projektet e saj janë në gjuhë të huaj.

Mirëpo sa vjen edhe fansat shqiptarë duan ta shohin në bashkëpunime me artistë shqiptarë e jo vetëm me Mozzik, prej tyre. Ndër personazhet e fundit që flitet se mund të bashkëpunojë është me këngëtaren shqiptare Elvana Gjata, por ende nuk ka diçka konkrete.

Po me Don Xhonin e keni menduar ndonjëherë se mund të vijë në bashkëpunim?!

Së fundmi edhe pse jo e deklaruar nga vetë artistët, të gjithë po shpresojnë se dy artistët, reperi Don Xhoni dhe Loredana se do të sjellin një projekt muzikor.

Ata madje ndoqën edhe njëri-tjetrin në Instagram dhe kjo erdhi pasi Don ishte në një nga koncertet e Loredanës, ku kjo e fundit e fitoi në skenë teksa performonte këngën “Nëse Don”.

E gjitha nisi fillimisht nga Loredana, e cila publikoi një “Instastory” ku në makinë me mikeshat e saj shfaqej teksa këndonte dhe kërcente nën ritmin e këngës ‘Deri kur’, projekti më i fundit nga reperi.

Dyshimet tona u shtuan, pasi ky i fundit publikoi gjithashtu një “story”, ku zbulon se Loredana e ka surprizuar dhe e falenderon reperen.

“Faleminderit për këto produkte.”, shkruan Don. Në postimin më poshtë do mund të shihni edhe videon ku Lori thërret Donin në skenë.

Leave a Reply