LDK: Pamje e mjerueshme nga qendra e qytetit të Prizrenit, degradimi i qytetit po arrihet me sukses nga pushtetarët e Prizrenit

0
215

Dega e LDK-së në Prizren ka reaguar rreth një mbindërtimi në Zonën Historike.

Sipas LDK-së ky mbindërtm është duke ia humbur identitetin kësaj zone, teksa ka adresuar akuza në drejtim të pushteti lokal.

“Pamje e mjerueshme nga qendra e qytetit të Prizrenit, degradimi i qytetit po arrihet me sukses nga pushtetarët e Prizrenit.
Siç duket përveç keqpërdorimit të parasë publike, punësimeve familjare dhe korrupsionit, grupi i pushtetarëve të Prizrenit nuk është i kënaqur me kaq, tani vazhdon me degradimin e qytetit m’u në qendër.
Çka po ndodh në këtë objekt në zemër të qytetit, i cili ka pak vite që është përfunduar por pushteti i “etur” po i mbyllë sytë përballë degradimit.
Katet po rriten e bashkë me katet rriten edhe dyshimet për keqpërdorime nga ana e pushtetarëve.
Ftojmë prokurorine dhe gjithë institucionet që të dalin në teren dhe të hetojnë këto gjëra të cilat ia hupin identitetin Prizrenit dhe zonës historike.
Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren do të jetë zë i ashpër ndaj grupit të pushtetarëve të Prizrenit të cilët janë verbuar karshi korrupsionit, nepotizmit, keqppërdorimit të parasë publike dhe degradimit të Prizrenit.
Nuk do ia dalin, dhe nuk do të mundet që identitetin e Prizrenit ta kthejnë në zonë të interesave personale”, thuhet në reagimin e LDK-së në Prizren./04 Online

Leave a Reply