LDK-ja ja përkujton Totajt: Çdo suficit buxhetor mbi 9%, është tregues i korrupsionit të mundshëm!

0
223

Pas lajmit se nga buxheti i vitit 2022, Komunës së Prizrenit i kanë tepruar 10 milion euro, ka reaguar edhe LDK-ja. në këtë qytet

Përmes një video, i kanë rikujtuar fjalët e Kryetarit të Prizrenit, Shaqir Totaj, se çdo suficit buxhetor mbi 9% është tregues i korrupsionit të mundshëm, shkruan 04 Online.

Postimi i plotë:

Shaqir Totaj, a je ti?!!
Çdo suficit buxhetor mbi 9%, është tregues i korrupsionit të mundshëm!
Kështu kishte deklaruar kryetari në fushatë zgjedhore për dështimet e qeverisjes së kaluar, duke aluduar me të drejtë se “Suficiti buxhetor është tregues I korrupsionit të mundshëm”.
Tani është koha për llogaridhënie. Kryetar, qysh të tepruan 20%?

Leave a Reply