Haxhillari: E gjetëm me 3.8 milion borxhe nga PDK-ja në 2017, e dorëzuam me 0 euro borxhe

0
304

Kuvendari i LVV-së në Prizren, Karanfil Haxhillari, e ka kritikuar qeverisjen komunale të udhëhequr nga Shaqir Totaj, lidhur me menaxhimin e buxhetit për vitin që sapo e lam pas.

Haxhillari ka thënë se e kemi gjetur me shumë borxhe, derisa e kemi dorëzuar me 0 borxhe, shkruan 04 Online.

Postimi i plotë:

Borxh nga qeverisja e kaluar e LVV = 0 (për dallim që i ka gjetur 3.8 milion borxhe nga PDK-ja në 2017)
Pandemi e COVID19 = 0 (kaloi para 1 viti e gjysëm)
Suficit = 10.000.000.00 euro (10 milion euro)
Tashmë, është fakt tejet evident, se qeverisja aktuale lokale, e udhëhequr nga PDK në Prizren, e ka degraduar komunën tonë në çdo segment të saj, përfshirë këtu edhe menaxhimin jo të mirë me financat publike!
Qysh në vitin e parë , që në këtë qeverisje abuzuese, korruptive dhe me premisa kriminale, po kthehen mjete dhe po shkojnë në suficit miliona euro, për shkak të dështimit fundamental dhe për menaxhim jo të mirë me financat publike, që këto veprime përbëjnë një formë të dukshme të keqqeverisjes.
Shkaqet që kanë kushtëzuar paraqitjen e kësaj dukurie negative janë:
• Mungesa e vizionit dhe konceptit;
• Mungesa e kapaciteteve menaxhuese;
• Mungesa e programit lidhur me prioritetet qeverisëse;
• Humbja e kohës në tentimin për t’i kurdisur tenderët.
Për pasojë:
• 10 milion €, mbeten jashtë qarkullimit të bizneseve prizrenase.
• Mbeten mjetet e pashfrytëzuara që kthehen në buxhet qendror dhe mund të ketë pikë negative në lartësinë e buxhetit për vitet në vijim.
Kur kësaj i’a shtojmë edhe shumë skandale tjera në: shëndetësi, arsim dhe prokurim, bëhet më tepër se evidente, se kemi të bëjmë me një mendësi skandaloze nga PDK dhe Shaqir Totaj , tregon një çasje arrogante dhe tmerrësisht të papërgjegjshme, karrshi qytetarëve të Komunës së Prizrenit.
Shaqir Totaj erdhi në pushtet, duke kritikuar në mënyrë frontale dhe arrogante, çdo gjë pothuajse pa sens të shijes së mirë edhe për gjërat të cilat nuk kanë qenë dashur as të kritikohen.
Premtonin hiç më pak se mrrekullira në çdo lëmi të jetës publike, ndërsa ajo që po ndodh në vazhdimësi, mund të jetë çdo gjë, por vetëm qeverisje e mirë JO, sepse në çdo lëmi të jetës publike, vetëm degradime kemi parë deri tani.

Leave a Reply