Uthulla e mollës është një produkt i rëndësishëm që ka gjetur përdorim shumë vite më parë dhe jo vetëm në kuzhinë, por edhe për efekt estetik.
Ajo është një burim i vërtetë vlerash të shëndetshme. Është e pasur me potasium, kalcium, vitamina A-B1-B2-B6-C dhe E, magnez beta-karoten, sodium dhe shumë antioksidantë ku ndër më kryesorët duhet përmendur pektina.
Në këtë artikull do ju tregojmë se cilat do të jenë efektet pozitive në lëkurën e fytyrës tuaj nëse do ta lani atë për 5 ditë rresht me uthull molle.
Uthulla e mollës është shumë e pasur me përbërës alfa-idroziakë që pastrojnë lëkurën nga qelizat e vdekura dhe përmirësojnë qarkullimin e gjakut në pjesë të ndryshme të saj. Mbron gjithashtu fytyrën nga veprimi i agjentëve të jashtëm që janë ndryshimet klimaterike, ekspozimi i tepërt në diell, produktet e bukurisë me përmbajtje kimike dhe mbi të gjitha rregullon vlerat normale të pH-it të lëkurës. Acidi malik i uthullës së mollës ka veti antibakteriale, anti-virale dhe anti-mykotike. Lufton infeksionet dhe eliminon toksinat.
Trajtimi duhet bërë 5 ditë radhazi para se të bini për të fjetur. Ju nevojiten dy lugë gjelle uthull molle organike dhe një tampon pambuku. Njomni tamponin me uthull molle dhe kalojeni në të gjithë sipërfaqen e fytyrës. Lëreni të veprojë gjithë natën dhe të nesërmen lajeni siç bëni zakonisht. Do të vini re ndryshimet e para brenda një jave. Ky trajtim lufton aknet, heq pikat e zeza dhe njollat kafe, çliron lëkurën nga toksinat, rregullon pH-in e saj dhe redukton rrudhat dhe poret e hapura.