Ky është qeni robot që ruan distancimin fizik

0
448

Në Singapor është prezantuar një robot me katër këmbë, që ngjan me një qen roje, i cili është vendosur në park për të siguruar që njerëzit ruajnë distnacimin fizik.

Roboti, i quajtur Spot, u pa të patrullonte në parkun “Bishan-Ang Mo Kio” që prej të premtes. Ai do të qëndrojë aty për dy javë, për t’u testuar nëse mund ta bëjë mirë punën.

I ndërtuar nga kompania “Boston Dynamics”, Spot po përdoret për të pakësuar numrin e stafit njerëzor të Agjencisë së Parqeve Kombëtare në Singapor, në mënyrë që të ketë sa më pak kontakte me njerëzit për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Spot është i pajisur me kamera dhe sensorë, që e ndihmojnë të masë përafërsisht numrin e vizitorëve në park dhe herë pas here bën edhe një lajmërim “qëndroni të paktën një metër larg njëri-tjetrit”.

Për momentin, Spot komandohet në distancë, por ndërtuesit e tij shpresojnë që të arrijë anatomi të plotë në të ardhmen e afërt.

Leave a Reply