“Kurrë nuk u fshehe”, sulmuesi flet pas shkarkimit të Gattusos

0
186

Valencia shkarkoi Gennaro Gattuson nga posti i trajnerit. Aventura në La Liga zgjati vetëm shtatë muaj për ish-mesfushorin e Milanit. Forma e dobët e skuadrës spanjolle, që renditet vetëm një pikë mbi zonën e ftohtë, ndikoi që presidenca të mbyllte bashkëpunimin me të.

Në lidhje me shkarkimin e Gattusos ka reaguar Samu Castillejo. 28-vjeçari spanjoll ka punuar me Ringhion edhe te Milani, ndërkohë që ka bërë një dedikim në rrjetet sociale për ish-trajnerin.

Faleminderit që u kujdese për ne në momentet më të vështira, faleminderit që nuk u fshehe kurrë, edhe pse e dimë se përgjegjësia është e të gjithëve.

Njerëzit që punojnë me ju dhe që ju njohin e dinë se sa pasion dhe dashuri keni vënë në punën tuaj, ti meriton SHUMË! Faleminderit edhe stafit tuaj, njerëz të mrekullueshëm dhe të rrallë në botën e futbollit”.

Leave a Reply