Kundërshtarët e Shqipërisë, lista zyrtare e Spanjës për Euro 2024! Jashtë lojtari i Barçës

0
220

Trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente publikoi listën zyrtare me 26 futbollistë që do të përfaqësojnë “La Rojan” në Euro 2024, aty ku iberikasit do të përballen në Grupin B me Shqipërinë, Italinë dhe Kroacinë.

Nga lista paraprake, De La Fuente ka larguar tre futbollistë, teksa nuk do të udhëtojnë për në Gjermani mbrojtësi i Barcelonës, Pau Cubarsi, Aleix Garcia i Gironës si dhe Marcos Llorente i Atletico Madrid. Sakaq, në listë janë përfshirë emar si Cucurrella i Chelseat, Laporte i Al Nassr, Le Normand i Real Sociedad, Vivian i Athletic Bilbaos, Baena i Villareal, Joselu i Realit apo edhe Ayoze i Real Betis.

Lista përfundimtare e Spanjës për Euro 2024:

Portierë: Unai Simón, David Raya, Alex Remiro.

Mbrojtës: Carvajal, Jesús Navas, Grimaldo, Cucurella, Le Normand, Laporte, Nacho, Vivian.

Mesfushorë:Rodri, Zubimendi, Merino, Fabián Ruiz, Fermín López, Pedri, Dani Olmo, Baena.

Sulmues: Nico Williams, Lamine Yamal, Oyarzabal, Ferran Torres, Ayoze, Morata, Joselu./SS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here