Kremi për fytyrën duhet të aplikohet me furçë? Pse nuk është mirë ta vendosni me gishta

0
1268

Ndoshta nuk keni dëgjuar ndonjëherë për rregullin që kremi të aplikohet me furçë në fytyrë

Megjithatë, tani mund të mendoni ta përfshini këtë rregull në rutinën tuaj.

Pse?

Ekspertët e kujdesit për lëkurën shpjegojnë se përdorimi i furçës kur aplikoni kremin e fytyrës ka përparësi të shumta, në vend që të aplikoni kremin në mënyrën e zakonshme – me gishta, transmeton Telegrafi.

E para, duke përdorur një furçë, do të shmangni bartjen e papastërtive dhe mikrobeve të rrezikshme nga gishtat në fytyrë.

E dyta, furça do ta përhapë më mirë kremin në fytyrën tuaj, kështu që nuk do ta hidhni tepricën si kur përdorni gishtat, gjë që është ekonomike, sidomos nëse përdorni kremra të shtrenjtë.

Furça i bën një piling të lehtë fytyrës, hap poret, duke lejuar që kremi të depërtojë në shtresat më të thella të lëkurës dhe përmirëson qarkullimin, që kontribuon në pamjen më të mirë të lëkurës, elasticitetin dhe plakjen më të ngadaltë.

Zgjidhni një furçë që do ta përdorni ekskluzivisht për aplikimin e kremit. Pas përdorimit, fshijeni atë me një pecetë të lagur për të hequr mbetjet e kremit.

Gjithashtu, është shumë e rëndësishme që çdo disa ditë të lani me kujdes furçën me sapun dhe ujë të butë për të hequr mbetjet e kremit, si dhe papastërtitë. Lajeni furçën me lëvizje të buta që të mos bien qimet dhe më pas vendoseni në një vend të thatë dhe të ajrosur në mënyrë që të thahet më shpejt dhe më lehtë.

Është e vetëkuptueshme që këtë furçë duhet ta përdorni vetëm për aplikimin e kremit, asnjëherë mos aplikoni pudër. /Telegrafi/

Leave a Reply