Krasniqi prezanton Kabinetin për Qeverisje të Mirë me 15 departamente

0
115

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka prezantuar përmbajtjen e Kabinetit për Qeverisje të Mirë.

Ai ka treguar se ky segment do të përbëhet nga 15 departamente të cilat do të udhëhiqen sipas tij nga njerëzit me përvojë politike e menaxheriale.

“Kabineti për Qeverisje të Mirë do të shpalosë politika alternativë të qeverisjes që i mungojnë Kosovës. Përmes këtij kabineti do të shpalosim modelin dhe vizionin e qeverisjes së ardhshme nga PDK”, është shprehur Krasniqi.

“Kosova është atdheu ynë dhe e ardhmja e saj si e ëndërrojmë është mision që na obligon të gjithëve. Nga sot përpjekjeve tona nga sot i shtohet edhe Kabineti i Qeverisjes së Mirë me 15 departamente pra”.

Krasniqi ka treguar se në ditët në vijim do të shpalosë së kush do të jetë në krye të secilit departament.

Leave a Reply