Të martën, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shqyrtoi dhe miratoi një nga rregulloret më të rëndësishme të procesit zgjedhor Rregulloren nr. 17/2024 për regjistrim dhe votim jashtë Kosovës.
Sipas KQZ-së, kjo rregullore përcakton mënyrën e regjistrimit për të votuar nga jashtë Kosovës, pranimin dhe evidentimin e dërgesave postare, procedimin dhe vlerësimin e aplikacioneve të pranuara përmes postës dhe platformës elektronike, procesin e konfirmimit dhe kundërshtimit, votimin përmes postës, vlerësimin e dërgesave postare të pranuara përmes postës dhe votimin në përfaqësi diplomatike.