Kosova humbet 3-0 miqësoren përballë Norvegjisë në Oslo. Erling Haaland u dhuroi fitoren vendasve me tre golat e tij. Të parin me kokë në pjesën e parë, ndërkohë që bomberi i Manchester Cityt festoi edhe dy herë të tjera në fraksionin e dytë të takimit.
Dardanët vuajtën në 30 minutat e para, por e mbyllën në sulm të parën. Me Albion Rrahmanin që me kokë iu afrua golit të barazimit. Ndërkohë, tekniku Franco Foda humbi Valon Berishën dhe Elbasan Rashanin për arsye dëmtimesh.
Kosova tentoi golin në 45 minutat e dyta, por nuk shfrytëzoi mundësitë sporadike të krijuara. Ndryshe nga Haaland, i cili nuk fali duke ndëshkuar 3 herë përfaqësuesen shqiptare./SS