Prizren: Gjobitet me 500 euro vozitësi që vendosi drita rrotative në veturë 

0
176

Drejtoria Rajonale e Policisë Prizren, njësiti rajonal i trafikut rrugor Prizren me datën 05. 06. 2024 përmes rrugëve operative ka pranuar informacion se një automjet civil me targa jo vendore ka të vendosura pajisje rotative të cilat pajisje janë të ndaluara me ligjin mbi rregullat në trafikun rrugor.

Njësiti rajonal i trafikut rrugor Prizren ka arritur që të lokalizoj dhe ndaloj automjetin e lartcekur duke konfiskuar pajisjet rotative të vendosura në mjet dhe ndaj ngasësit të automjetit është shqiptuar gjoba në vlerë prej 500 euro, 3 pikë negative dhe masa e ndalim drejtimit të mjeteve me veprim motorin për 3 muaj në territorin e Republikës së Kosovës,thuhet në njoftimin e Policisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here