Kosova sot zhvillon miqësoren ndaj Guinesë

0
243

Kombëtarja e Kosovës në futboll sot luan miqësoren e tretë gjatë këtij muaji, kundër Guineas.

‘Dardanët’ do të luajnë kundër Guineas në Turqi nga ora 16:00, shkruan IndeksOnline

Sot pritet që trajneri Bernard Challandes të inkuadroj në lojë disa lojtarë nga Superliga e Kosovës, si: Daku, Jashanica e Thaqi.

“Nuk ishte aspak lehtë të ndërtojmë një ekip. Por, jam shumë i lumtur që lojtarët po ndiejnë kënaqësi që janë këtu. Kanë bërë punë të mirë, kanë treguar mentalitet të mirë. Ky ekip kurrë nuk ka luajtur së bashku, nuk është lehtë të gjendet lidhja menjëherë. Por, janë lojtarë të ri dhe ata janë të mirë dhe ne jemi munduar të bëjmë më të mirën me tri stërvitje. Do të luajmë kundër dy ekipeve të forta nga Afrika.”, ishte deklarata e trajnerit, Challandes pas stërvitjes së fundit dje

Kujtojmë që gjatë këtij muaji, Kosova arriti dy fitore – kundër San Marinos dhe Maltës.

Leave a Reply