Kosova pret vendimin e EBU-së, a do t’i hapet rruga drejt Eurovisionit 2027?

0
63

Asambleja e 96-të e Përgjithshme e Unionit Evropian të Transmetimeve (EBU) ka nisur punimet në Pragë, me vëmendjen e përqendruar te një çështje që mund të ketë rëndësi historike për Kosovën

Në rendin e ditës pritet të diskutohet kuadri i ardhshëm i pjesëmarrjes në Eurovision, përfshirë mundësinë e krijimit të kategorive të reja për anëtarët e asociuar ose vendet që nuk janë anëtare të plota të EBU-së.

Një ndryshim i tillë do t’i hapte rrugë Kosovës për të marrë pjesë në Eurovision 2027. Ushtruesja e detyrës së drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, Zana Spahiu, dhe kryetari i Bordit të RTK-së, Dardan Beqiri, po marrin pjesë në punimet e Asamblesë.

RTK-ja ka dorëzuar më herët edhe një kërkesë zyrtare pranë EBU-së, duke kërkuar që Kosova të ftohet në edicionin e vitit 2027 të Eurovisionit.

Megjithëse ende nuk ka një vendim përfundimtar, diskutimet që po zhvillohen në Pragë konsiderohen vendimtare për të ardhmen e konkursit dhe mund të përcaktojnë nëse Kosova do të ketë mundësinë të debutojë në garën më të madhe muzikore në Evropë./Albinfo.ch

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here