Kontestimet e tifozëve në Francë, Messi ndryshon “kurs”

0
161

Lionel Messi është gati të ndryshojë mendje dhe të largohet nga Paris Saint-Germain në merkaton verore. Kontrata e yllit argjentinas skadon në fund të sezonit, ndërsa drejtuesit e klubit parizien janë të gatshëm t’i ofrojnë atij rinovimin për një tjetër vit.

Por tani, sipas gazetës franceze L’Equipe, Messi dhe klubi janë afër divorcit, me veteranin që do të largohet kur të përfundojë sezoni, pasi negociatat në javët e fundit nuk kanë shkuar siç duhet. Klubi parizien i ka ofruar ulje të rrogës prej 25 për qind për shkak të problemeve me Fair Play-in Financiar.

Situtat e krijuar mes Messit dhe Paris Saint-Germain ka ndikuar edhe te tifozët e klubit, të cilët në humbjen e fundit në “Parc des Princes” shfaqën haptazi zhgënjimin e tyre duke e vërshëllyer atë.

Tani pritet të shihet me interes se ku do ta vijojë karrierën një prej lojtarve më të mirë në histori. L’Equipe thekson se familja e Messit e ka bërë zgjedhjen dhe ajo është rikthimi në Barcelonë, aty ku shtatë herë fituesi i Topit të Artë kaloi të gjithë karrierën e tij para se të transferohej në Paris në vitin 2021.

Megjithatë, për argjentinasit ka interes edhe nga disa klube të tjera më konkretisht në Amerikë nga Inter Miami dhe në Arabinë Saudite nga Al Hilal, aty ku sheikët janë gati të bëjnë çmendurira financiare. Tani për tani pista më konkrete mbetet Barcelona, me klubin që ka nisur nga puna për të rikthyer legjendën në Camp Nou.

Leave a Reply