Konflikt familjar në Suharekë: Djemtë i dalin në krah nënës së tyre, kapen me babain për ta ndalur dhunën

0
294
Foto: Ilustrim

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur në fshatin Studençan të Suharekës.

Kryefamiljari dyshohet se pas një fjalosjeje me bashkëshorten e tij e ka kapur atë për krahu.

Për të evituar ndonjë sulm fizik të mundshëm, në sherr janë përfshirë edhe dy djemtë e çiftit, të cilët i kanë dalë në krah nënës së tyre.

Ata e kanë shtyrë babain e tyre për ta larguar nga nëna, teksa rasti më pas është denoncuar edhe në Polici.

Hetuesit policorë kanë intervistuar gruan dhe të dyshuarin, me ç’rast me urdhër të prokurorit është inicuar rasti ‘Dhunë në familje’, ndërsa ndaj dy djemve është hapur rast për veprën ‘Sulm’./Gazeta Sinjali

Leave a Reply