Komuna e Prizrenit duket se nuk do të rrijë duarkryq sa i përket ndërtimeve dhe punimeve pa leje, pasi për këtë qëllim, ka nënshkruar kontratë me kompaninë e cila pritet t’i kryej këto punë.
Më 1 mars 2022, Komuna e Prizrenit kishte shpallur tender, për rrënimin e ndërtimeve dhe punimeve tjera pa leje në territorin e komunës.
Për këtë kontratë, është paraparë kohëzgjatje deri 36 muaj, dhe si dhe vlera e parashikuar e kontratës është gjithsej 390,000 euro.
Procedura e hapur, ishte lloji i procedurë së përdorur për këtë aktivitet të prokurimit, me kriter për dhënie të kontratës, çmimi më i ulët.
Sipas njoftimit për dhënie, nga tre tender të pranuar, vetëm një u vlerësua i përgjegjshëm, tenderi i kompanisë “EuroVia” ShPK, me çmim të peshuar 445.55 euro.
Nëpërmjet “e-prokurimi”, komuna bëri të ditur se ka nënshkruar kontratën me kompaninë e rekomanduar.
Ndryshe, KALLXO.com ka raportuar më parë lidhur me aksionet e komunës në rrënimin e objekteve.