Komuna e Prizrenit fton familjet në nevojë që jetojnë me qera të aplikojnë për Banim të Përkohshëm Social

0
704

Njoftohen të gjithë familjet në nevojë që jetojnë në qira se që nga java e ardhshme mund të aplikojnë për të përfituar nga Programi për Banim të Përkohshëm Social, njofton Komuna e Prizrenit përcjell 04 Online.

Aplikimi bëhet duke mbushur formularin për aplikim dhe duke e dorëzuar atë në sportelet e administratës komunale.

Afati për aplikim fillon nga data 26.05.2020 deri më 09.06.2020.

Pas përfundimit të afatit (prej 15 ditë), komisioni do të bëjë vlerësimin dhe shyqrtimin e aplikacioneve.

Formularin për aplikim mund ta shkarkoni këtu:  https://kk.rks-gov.net/…/Formular-per-Aplikim-per-Banim-Soc…“, thuhet në njoftim./04 Online

Leave a Reply