KMDLNJ-ja për reduktimet: Qeveria ta ndërpresë urgjentisht pagesën e rrymës serbët e veriut

0
207

Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut (KMDLNJ) ka reaguar pas nisjes së reduktimeve me energji elektrike.

Ata kanë kërkuar nga Qeveria që urgjentisht ta ndërpresë pagesën e rrymës për serbët e veriut dhe t’i trajtojë të gjithë të barabartë, raporton Zeri.info.

Sipas tyre rritja e rrymës në mënyrë zinxhirore do të rrisë edhe çmimet e artikujve elementar, po ashtu do të godasë rëndë edhe bizneset.

“KMDLNJ-ja kundërshton kërkesën e KESCO-s sikur edhe reduktimet që tashmë kanë filluar, duke kërkuar nga qeveria që të mbrojë interesin e qytetarëve duke pamundësuar ngritjen e çmimit të energjisë elektrike”, thuhet në reagim.

Lidhur me këtë situatë Qeveria e Kosovës përmes një njoftimi bëri të ditur se kanë filluar që të marrin masa në mënyrë që furnizimi me energji elektrike t’i kthehet normalitetit.

Në anën tjetër, KESCO ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës subvencion rreth 40 milionë euro për të paguar anëtarësimin në rrjetin ndërkombëtar sikur edhe për të paguar rrymën për komunat e veriut. /Zëri

Leave a Reply