Klubi rumun bën ofertë për Mirlind Dakun, Osijek e kushtëzon kalimin me 1 milion euro

0
207

Klube të ndryshme nga Evropa janë duke shprehur interesimin e tyre për futbollistin kosovar, Mirlind Daku.

Në mesin e klubeve të interesuara është edhe Rapidi nga Rumania, ku besohet se ka bërë edhe ofertën e parë, transmeton 04 Online.

“Ata duan t’i marrin të dy, Dakun dhe Denis Dragus. Janë objektivat më të rëndësishëm për momentin” – i tha mediumit rumun, Gsp.ro, një burim pranë klubit.

Daku në edicionin e fundit ishte i huazuar te Mura në kampionatin slloven, duke shkëlqyer me gola dhe asistime.

Përndryshe, Daku është në pronësi të klubit kroat, Osijek, i cili ka kërkuar 1 milion euro për lirimin e futbollistit i cili vjen nga qyteti i Gjilanit./04 Online

Leave a Reply