Klubi anglez i papërmbajtshëm në merkato, siguron shërbimet e talentit francez

0
303

Newcastle United, prej dimrit të kaluar me pronarë të rinj, ka programua goditje të mëdha gjatë merkatos së verës.

Drejtuesit e “Magpies” duket se kanë siguruar shërbimet e një prej futbollistëve më premtues të futbollit francez, Hugo Ekitike, i cili ka shkëlqyer gjatë këtij sezoni në radhët e Remis me 1o gola në 24 ndeshje.

Marrëveshja, për një shifër afër 30 milionë euro plus pesë bonuse, tashmë është mbyllur, raporton Fabrizio Romano, gazetari italian i specializuar për lëvizjet e futbollistëve. Drejtuesit e Newcastle i kanë ofruar lojtarit kontratë pesëvjeçare (e ka dhënë miratimin e tij). Tani mbetet vetëm që Reims dhe Newcastle të mbyllin detajet përfundimtare.

Edhe pse Borussia e Dortmundit ishte një nga skuadrat e mëdha më të interesuara për 19-vjeçarin, në fund Newcastle është shfaqur me konkret me ofertën e bërë si futbollistit ashti edhe klubit francez. Sulmuesi i ri ka shënuar 11 gola dhe ka dhënë pesë asistime në 27 ndeshje në total gjatë sezonit që sapo u mbyll./SS

Leave a Reply