Klopp flet me superlativa, Liverpooli hedh sytë nga mesfushori italian

0
129

Në verën e 2018-ës “La Gazzetta Dello Sport” e cilësonte atë si “Steven Gerrard të Sardenjës”, me Liverpooli i cili ishte vënë në ndjekje të Nicolo Barella, asokohe një produkt i dalë nga akademia e Cagliarit.

Mirëpo, klubi nga Mersyside bëri zgjedhje të tjera duke bërë pjesë të ekipit dy mesfushorët Naby Keita dhe Fabinho. Vitet kalojnë dhe forma e dy lojtarëve ka rënë me Keita që këto vite thuajse ka qenë inekzistent dhe Fabinho, i cili është më i ngathët se më parë.

Në këtë situatë, Liverpooli i është rikthyer pistës Barrella, vetëm pak ditë pasi njoftoi se është tërhequr nga gara për të siguruar shërbimet e anglezit Jude Bellingham.

Pëlqimin ndaj mesfushorit italian e ka shprehur edhe trajneri i “The Reds” Jurgen Klopp, i cili deklaroi: Është një lojtar që më pëlqen shumë, është i kompletuar. Kishim mundësinë ta kishim përballë në ndeshjet e Champions League një vit më parë por fatmirësisht për ne ai nuk ishte pjesë.

Deklarata e Klopp padyshim shton interesin e klubit ndaj Barella, por në rast se ata do të duan të sigurojnë shërbimet e tij, duhet të derdhin një shumë të lartë parash në arkat e Interit.

Leave a Reply