Kjo maskë e rigjallëron lëkurën

0
402

Kjo maskë e rigjallëron lëkurën, redukton ënjtjet, rrudhat, qeskat nën sy dhe fryrjen e lëkurës.

Vepron shumë mirë në lëkurën nën sy, nuk shkakton irritim, është e përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës dhe nuk ka efekte anësore. Përgatitet shpejt, me përbërës që i keni në shtëpinë tuaj. Mjafton që dy herë në javë ta aplikoni këtë maskë dhe lëkura rreth syve do të zbardhet dhe do të bëhet e lëmuar. Patatja përmban enzimën e quajtur katehol, e cila përdoret edhe në preparatet kozmetike për zbardhje të lëkurës.

RECETA:

Për përgatitje të kësaj maske nevojiten dy lugë të mëdha me patate të grira dhe dy pjesë garze. Pataten e grirë e qitni në garzë (nga një lugë në secilën pjesë) dhe këtë maskë e aplikoni në zonën rreth syve. Maskën e mbani gjysmë ore e më pas e hiqni dhe i shpëlani sytë me ujë të vakët ose me çaj të kamomilit. Këtë maskë është mirë që ta aplikoni 2-3 herë në javë. 

Leave a Reply