Kimete Kuqi Durmishi, shkrimtarja kosovare e cila po mbush bibliotekat e Cyrihut me libra shqip

0
618

Edhe një sukses tjetër nga diaspora shqiptare në Zvicër. Kimete Kuqi Durmishi nga qyteti i Suharekës, ka 26 vite që jeton dhe vepron në Zvicër.

Ka një kohë të gjatë që ka pasion shkrimin, qysh nga shkolla fillore është marrë me shkrime të poezive, romaneve të ndryshme, shkruan albora.ch.

Librin e parë të saj, të titulluar “Jam ajo që isha”  Kimetja e botoi në vitin 2019, në Tiranë.

Përmbajtja e librit ka të bëjë me luftën në Kosovë, jetën, punën në Zvicër, konkretisht nga titulli i vendosur tregon që përshtatet dhe e përshkruhet jeta e saj.

Dërgesat e librave i bën në mënyra të ndryshme duke filluar me postë, por Kimetja tani tregon se librat e saj gjenden edhe në bibliotekën e Cyrihut, dhe në librari të ndryshme në Kosovë dhe Shqipëri.

Përveç shkrimit, ajo ka edhe një profesion tjetër, ka 25 vite që merret me hoteleri në shtetin zviceran.

“Nevojitet kohë dhe vullnet për të shkruar, e si kohë të përshtatshme e gjej kohën pas darkës, ose natën kur ka qetësi më të madhe” thotë Kimetja

Ajo rrëfen edhe burimin e frymëzimit për shkrimet e saja.

“Krejt botën e marr para vetit, pasi çdo gjë që dëshiroi dhe e mendoi e shpreh përmes shkrimeve të mija, mjafton edhe nëse shkruaj vetëm 2 rreshta”, shtoi Kimetja ndër të tjera.

Ndërkohë si mbështetjen më të madhe të saj ajo tregon se i ka fëmijet e saj, të cilët e kanë përkrahur që nga fillimi e deri më tani.

Intervistën e plotë me shkrimtaren shqiptare në Zvicër, Kimete Kuqi Durmishi, mund ta ndiqni në emisionin e diasporës “Fol Shqip Show”./albora.ch

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here