Këto janë shenjat alarmante që tregojnë se trupi juaj është pushtuar nga helmet

0
222

Toksinat apo helmet e trupit janë substanca të dëmshme, që prodhohen nga bakteret të cilat gjenden në organizëm. Toksinat janë të pranishme në ambientin që jetojmë, në ujë, ajër dhe ushqime. Zakonisht prania e disa baktereve në organizëm është normale, mirëpo kur numri i baktereve shtohet, atëherë kjo përbën një rrezik për shëndetin tuaj!

Disa simptoma që mund t’i identifikoni shumë lehtë e që tregojnë se sasia e toksinave në trupin tuaj është e madhe janë:

Ndiheni pa energji

Nëse vazhdimisht ndiheni pa energji dhe të trullosur, arsyeja mund të jetë akumulimi i toksinave në trupin tuaj! Toksinat mund të shkaktojnë eliminimin e vitaminave dhe mineraleve të mira të trupit, të cilat në kushte normale trupi i përdor për të funksionuar më mirë.

Kapsllëku

Si pasojë e ushqimeve të këqija, ju mund të vuani nga kapsllëku. Gjatë konsumimit të ushqimeve të rënda dhe të dëmshme për organizmin, ju fusni në organizëm një numër të madh të baktereve dhe kështu zorrët tuaja nuk mund ta përballojnë këtë.

Djersitja e tepërt

Nëse jeni duke u djersitur vazhdimisht dhe trupi juaj mbanë aromë të pakëndshme, shkaku mund të jenë helmet.

Aroma e keqe e gojës

Era e keqe e gojës lidhet direkt me ndonjë problem të sistemit tuaj tretës. Si pasojë e grumbullimit të toksinave në zorrët tuaja, ju mund të keni erë të pakëndshme të gojës.

Rënia e flokëve

Helmet që gjenden në cigare, mund të jenë shkaku kryesor, që ju jeni duke përjetuar rënie masive të flokëve.

/04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here