Kënga e re e Semit sërish lidhet me situatën e Borës dhe Donaldit?

0
182

Para tre muajsh këngëtarja Semi Jaupaj publikoi këngën “Mos u kthe”.

Kjo këngë nga fansat cilësohej si dedikim i mikeshës së Semit, Borës për Donaldin pas ngjarjeve në “BBV” ,shkruan lajmi.net.

E së fundmi Semi publikoj edhe këngën e saj më të re e cila titullohet “Ani Ani”.

Por, teksti i këngës së re të artistes duket se përsëri po aludon në raportin Bora-Donald.

“Ani ani, hajt se ki me ardh ti te dera e banesës tem, ki me u lut ti a mrena a m’len. Ani, ani, hajt se ki me ardh ti. Te unë ki me kërku falje se të kam dasht ti kurrë nuk u nale.”, thotë Semi në një pjesë të këngës, gjë që ka ngritur pikëpyetje tek fansat të cilët kanë parë fotot që kanë qarkulluar para disa kohësh në rrjetet sociale, ku vetura e Donaldit është parë e parkuar poshtë banesës së Bora Zemanit. 

Për më shumë ndiqeni këngën:

Leave a Reply