Portieri i Kaljarit, Elia Kaprile, mund të jetë një përforcim i rëndësishëm për Kombëtaren e Shqipërisë, pasi ka marrë shtetësinë shqiptare dhe po e shqyrton mundësinë për të veshur fanellën kuqezi.
Sipas gazetarit italian Andrea Lozapio, portieri është i tunduar nga ideja për të përfaqësuar Shqipërinë, ndonëse ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar.
Kaprile është grumbulluar më parë nga Italia, por nuk ka debutuar me kombëtaren, çka i lë të hapur mundësinë për të përfaqësuar Shqipërinë, nëse plotësohen kushtet përkatëse.
Sipas Lozapios, konkurrenca e fortë në portën e Italisë mund t’ia vështirësojë atij rrugën drejt kombëtares italiane, ndërsa Shqipëria mund t’i ofrojë mundësi më të mëdha për të fituar një vend në skuadër.
Trajneri i Shqipërisë, Rolando Maran, është në pritje të përgjigjes së portierit, i cili mund të marrë vendimin përfundimtar në javët e ardhshme./04 Online/















































