Kapiteni legjendar: Inzaghi as që e kupton këtë që ka arritur!

0
110

“Është një mbrëmje e mrekullueshme, i gjithë ambienti i Interit e priste këtë moment. Ne fituam “Scudetton” në një mbrëmje të rëndësishme, këta djem në fitimin e këtij kampionati bënë diçka të jashtëzakonshme, fituan yllin e dytë”.

Kështu e komentoi zëvendëspresidenti i Interit, Javier Zanetti, fitoren e titullit të 20-të në histori, pas suksesit në derbin e Milanos.

Kur e kuptoi argjentinasi se kjo skuadër ishte e destinuar ta fitonte “Scudetton”?

“Që në fillim të gjithë donin të luanin një sezon të rëndësishëm dhe ne ishim të vetëdijshëm që ishim një ekip i fortë. Kampionati është i merituar. Sidomos në momente të vështira, se besimi në kulturën e punës nuk duhet të dyshohet, në kohë të vështira duhet të besosh edhe më shumë në të, ky ekip ka vlera të rëndësishme sidomos nga pikëpamja njerëzore.

Në fund disa fjalë për Inzaghin: “I jashtëzakonshëm në radhë të parë si njeri. Dhe më pas shumë i mirë në menaxhimin e momenteve të vështira, ai beson në punë. Mendoj se as që e kupton atë që ka bërë, por ka bërë të lumtur miliona tifozë të Interit anembanë botës”./SS

Leave a Reply