Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka arritur në objektin e Qeverisë, aty ku ai do të zhvillojë një takim me kryeministrin Kurti.
Atij i është organizuar një pritje shtetërore, teksa të pranishëm në këtë ceremoni solemne ishin edhe shumë ministra të Qeverisë Kurti.
Pas takimit me Kurtin, do të ketë edhe konferencë për media.