Joshua konfirmon kohën për meçin e shumëpritur me Deontay Wilder

0
187

Anthony Joshua ka konfirmuar se planifikon të ndeshet me boksierin e kategorisë së rëndë, Deontay Wilder, në dhjetor të këtij viti.

Në një video të postuar në rrjetet sociale, Joshua pyetet nëse do të luftojë me Wilderin dhe përgjigja e tij i gëzon tifozët.

“Kjo është ajo që po ndodh, ju e dini se çfarë po ndodh”, ka thënë boksieri britanik.

Sipas Mirror, promotori i Joshuas, Eddie Hearn, ka udhëtuar në Arabinë Saudite këtë javë për të diskutuar në lidhje mes meçin e mundshëm.

Joshua e rrahu Jermaine Franklinin këtë muaj dhe u kthye te fitorja pas dy humbjeve nga Oleksandr Usyk. Fitorja ndaj Franklinit, i hap rrugë Joshuas për t’u kthyer sërish te titulli i kampionit të botës, që e ka fituar dy herë.

Wilder ka thënë se meçi me Joshuan do të ishte një “luftë ëndrrash”./Koha

Leave a Reply