Ja ilaçi për hemorroidet

0
65

Mendohet se rreth dy të tretat e njerëzve në botë e zhvillojnë një betejë me hemorroidet.

Parandalojeni shfaqjen e tyre, duke mos ngritur pesha të rënda, duke mos qëndruar për kohë të gjatë ulur, apo në këmbë

Mendohet se rreth dy të tretat e njerëzve në botë e zhvillojnë një betejë me hemorroidet. Parandalojeni shfaqjen e tyre, duke mos ngritur pesha të rënda, duke mos qëndruar për kohë të gjatë ulur, apo në këmbë.

Sëmundja e enëve të zgjeruara të gjakut rreth anusit dhe pjesës së poshtme të rektumit i godet njësoj si meshkujt, po ashtu edhe femrat, të rinjtë dhe të moshuarit.

Faktorët më të shpeshtë të rrezikut:

1. Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë

2. Qëndrimi në këmbë për një kohë të gjatë

3. Mbipesha

4. Ngritja e peshave të rënda

5. Shtatzënia

6. Diarreja kronike

Më mirë të parandalohet

Qasja më e mirë kundër hemorroideve është të parandalohet paraqitja e tyre. Me këtë rast, duke shmangur ngritjen e peshave të rënda dhe qëndrimit ulur dhe në këmbë për një kohë të gjatë, edhe mënyra e të ushqyerit është një aleat i rëndësishëm. Organizmit duhet t’i sigurohen mjaft fibra, pemë dhe perime. Po ashtu, edhe konsumimi i së paku tetë gotave me ujë si dhe i çajit bimor janë bazë për parandalimin e shfaqjes së hemorroideve.

Krahas ushqimit nevojitet edhe higjienë e rregullt

• Çdo ditë konsumoni pesë apo më shumë pemë apo perime.

• Çdo ditë konsumoni shumë ujë, pa marrë parasysh nëse ndjeni apo nuk ndjeni etje

• Shmangeni mishin e kuq, produktet e mishit, produktet e përpunuara dhe çokollatën

• Shmangeni kafenë dhe alkoolin (sidomos verën e zezë)

• Ushqimet agresive, si specat e kuq, vetëm sa e vështirësojnë gjendjen, prandaj do të ishte mirë t’i shmangni

• Ushtrimet e përditshme janë mënyrë e mirë që ta keni një jetë pa hemorroide.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here