Ish-gazetari dhe politikologu Ramadan Baraliu aderon në Vetëvendosje

0
132

Ish-gazetari dhe politikologu Ramadan Baraliu nga sot i është bashkuar LVV-së në Prizren.

“Me përgatitjet, përvojën dhe aftësitë e tij, Dani do të sjellë një kontribut të çmuar për Lëvizjen Vetëvendosje!”, thuhet në mes tjerash në njoftimin e LVV-së në Prizren.

“Në selinë e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prizren, Kryetari i Qendrës, Artan Abrashi, së bashku me deputetin Arbër Rexhaj, e mirëpritën anëtarësimin e MSc. Ramadan Baraliut.
Ish-gazetari dhe politikologu tani është zyrtarisht pjesë e familjes së madhe të VETËVENDOSJES!
Dani është një mik i vjetër i yni dhe mbështetës i palëkundshëm i konceptit të Lëvizjes. Ardhja e tij e forcon vendosmërinë tonë për të ndërtuar një të ardhme më të ndritshme për qytetin dhe shtetin.
Ramadan Baraliu ka kryer studimet themelore dhe master në shkencat politike dhe është njohës i mirë i politikave publike dhe zhvillimore.
Me përgatitjet, përvojën dhe aftësitë e tij, Dani do të sjellë një kontribut të çmuar për Lëvizjen Vetëvendosje!”, thuhet në njoftim./04 Online

Leave a Reply