Isa Mustafa iu drejtohet LDK-istëve: Paralajmëron ndëshkimin e Vjosa Osmanit

0
464

Mbledhja e mbrëmshem që vazhdoi edhe sot në mëngjes e partisë Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është pritur me ankth të madh nga politikdashësit në Kosovë dhe po ashtu nga Vjosa Osmani. Së fundi, se çka ndodhi në atë mbledhje ka rrëfyer kryetari i partisë, Isa Mustafa.

Ai ka shkruar se në takimin e mbrëmshëm, të gjithë kryetarët e degëve të partisë i kanë dhënë mbështetje të parezervë kryeministrit Hoti.

“U theksua se Qeveria ka fuqi politike, dije dhe kapacitete të ballafaqohet me të gjitha sfidat aktuale; se Qeveria Hoti ka vizion për të ardhmen.” – ka shkruar Mustafa.

Sa i përket rastit Vjosa Osmani, ai tha se ishte pritur natyrshëm që të gjithë deputetët e LDK-së të përkrahnin Qeverinë Hoti, duke marrë parasysh edhe statusin e partisë.

Përkundër kësaj shprehjeje të qartë të hidhërimit që thuhet të jetë shprehur në këtë mbledhje, megjithatë Mustafa nuk ka treguar për ndonjë veprim konkret ndëshkues ndaj kryetares së kuvendit.

“Fundamenti rugovist i LDK-së, që konsiston në unitet dhe solidarizim të brendshëm, nuk mund të zëvendësohen dhe arsyetohet me protagonizëm individual, ego dhe sjellje populliste. “- ka shtuar Mustafa duke paralajmëruar kësisoj ndonjë formë ndëshkimi.

Statusi i plotë:

Të nderuar anëtarë, simpatizantë dhe veprimtarë të LDK-së
Në takimin e mbrëmshëm, kryetarët e degëve të LDK-së i dhanë përkrahje të parezervë Qeverisë së re të Kosovës dhe Kryeministrit Hoti.

U theksua se Qeveria ka fuqi politike, dije dhe kapacitete të ballafaqohet me të gjitha sfidat aktuale; se Qeveria Hoti ka vizion për të ardhmen.

Ishte një pajtim i përgjithshëm që tani pas zgjedhjes së ministrave të vazhdohet që të sigurohet një përfaqësim cilësor dhe sa më i drejtë nga terreni me zëvendësministra dhe me këshilltarë në digasteret qeveritare.

Në takim u theksua se natyrshëm është pritur që të gjithë deputetët e LDK-së të përkrahin qeverinë që drejtohet nga LDK-ja, duke pasur parasysh Statutin e LDK-së , përkrahjen që atyre iu është dhënë nga të gjitha degët në fushatë, mbështetjen maksimale logjistike dhe financiare nga qendra përkatësisht besimin që e kanë marrë nga votuesit si kandidatë të LDK-së.

Ishte konstatim i përgjithshë se në LDK kultivohet maksimalisht shprehja e mendimit të lirë, kultivohet beteja e individëve që qëndrimet dhe mendimet e tyre të marrin përkrahjen e shumicës, por se vendimet e shumicës duhet të respektohen si rregull elementare demokratike brenda LDK-së; se fundamenti rugovist i LDK-së, që konsiston në unitet dhe solidarizim të brendshëm, nuk mund të zëvendësohen dhe arsyetohet me protagonizëm individual, ego dhe sjellje populliste. IM

Leave a Reply