Interesimi nga Premierliga po rritet, Milani ia cakton çmimin Leaos

0
60

Sulmuesi anësor i Milanit, Rafael Leão, mund të kushtojë më pak sesa prisnin shumë prej klubeve të interesuara, pasi ai praktikisht konfirmoi largimin e tij nga kuqezinjtë.

Leão, 26-vjeçar, i cili do të jetë pjesë e skuadrës së Portugalisë së drejtuar nga Roberto Martínezi në Kupën e Botës 2026 në Amerikën e Veriut, mund të largohet gjatë këtij afati kalimtar pasi pranoi se është i hapur për një “sfidë” të re pas shtatë sezonesh me Milanin.

Gjatë kësaj periudhe ai ndihmoi klubin të fitonte Serie A dhe Superkupën e Italisë.

Pavarësisht se shënoi 10 gola sezonin e kaluar, Leão nuk mundi ta ndihmonte Milanin të arrinte më shumë se vendin e pestë në Serie A, çka bëri që klubi të mbetej jashtë kualifikimit për Ligën e Kampionëve për të dytin sezon radhazi.

Kjo situatë çoi përfundimisht edhe në shkarkimin e trajnerit Massimiliano Allegri.

Emrat e Andoni Iraolës dhe Oliver Glasnerit vazhdojnë të lidhen me postin vakant, por duket se ata nuk do të kenë mundësinë të punojnë me Leãon sezonin e ardhshëm.

Duke folur për mediat portugeze javën e kaluar, anësori, i cili ka kontratë me gjigantët italianë deri në vitin 2028, deklaroi: “Jam krenar sepse kam bërë histori te Milani, por dua një kapitull të ri. Ndihem gati të luaj në një ligë tjetër. Kam dhënë më të mirën për Milanin, por ka ardhur koha të provoj një sfidë tjetër”.

Raportet në Itali sugjerojnë se futbollisti ka një klauzolë lirimi prej 175 milionë eurosh (151.4 milionë paund) në kontratën e tij.

Megjithatë, tani raportohet se Milani është i gatshëm të pranojë oferta rreth 40 milionë euro (34.6 milionë paund), sipas mediumit italian “Calciomercato”.

Një raport tjetër nga “The Standard” pretendon se Manchester Unitedi është aktualisht klubi i Premierligës me më shumë gjasa për të nënshkruar me Leãon, pasi kërkon të forcojë krahun e majtë përpara një sezoni ku do të garojë në katër fronte – Premierligë, FA Cup, Liga e Kampionëve dhe Carabao Cup.

Leão ka shprehur më parë admirimin e tij si për Manchester Unitedin ashtu edhe për Arsenalin, duke zbuluar se i ndiqte të dy klubet që në fëmijëri.

“Po, sigurisht që më pëlqen Manchester Unitedi sepse idhulli im është Cristiano Ronaldo, ndaj atëherë i shikoja ndeshjet e tyre”, tha ai në një intervistë të mëhershme.

“Më pëlqen edhe Arsenali”, shtoi ai.

Në një intervistë tjetër për “Gaffer” në vitin 2023, ai zbuloi se “çdo futbollist”, përfshirë edhe veten, dëshiron të luajë në elitën e futbollit anglez.

“Mendoj se çdo lojtar dëshiron të luajë në Premierligë sepse është një kampionat shumë konkurrues. Ka futboll emocionues, skuadra të mëdha dhe një audiencë mbarëbotërore. Serie A aktualisht është shumë mirë e pozicionuar në botën e futbollit, por në të ardhmen do të zgjidhja patjetër Premierligën. Nga ana sportive, objektivi im është të fitoj Ligën e Kampionëve dhe Topin e Artë”, thoshte ai.

Leão aktualisht fiton rreth 172,500 euro (149,100 paund) në javë./Express

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here