Arteta po planifikon një rindërtim të skuadrës gjatë verës, Jesusi i ‘sakrifikuari’ i parë

0
51

Mikel Arteta është i gatshëm të bëjë ndryshime të mëdha në skuadrën e Arsenalit gjatë kësaj vere, duke kërkuar që klubi të tregojë ambicie maksimale për të qëndruar në majën e futbollit evropian.

Pavarësisht fitimit të titullit të Premierligës, humbja në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj PSG-së ka nxjerrë në pah nevojën për përforcime të reja.

Si pjesë e rindërtimit të skuadrës, Arsenali është i gatshëm të shesë Gabriel Jesus për vetëm 18 milionë paund.

Sipas “Daily Mail”, klubi londinez ka vendosur një çmim surprizues për sulmuesin brazilian.

29-vjeçari do të lejohet të largohet nga “Emirates” nëse mbërrin një ofertë mbi këtë shumë.

Largimi i tij do të shënonte një ndryshim të rëndësishëm në repartin ofensiv të Artetës, i cili po kërkon sulmues më efikas.

Megjithatë, Jesusi nuk është i vetmi që mund të largohet.

Gabriel Martinelli, Leandro Trossard dhe Ben White gjithashtu mund të shiten nëse mbërrijnë oferta të konsiderueshme.

Arteta dëshiron të shmangë stagnimin e skuadrës dhe, me të ardhurat e Arsenalit që pritet të arrijnë afërsisht 770 milionë paund, të ndihmuara nga më shumë se 300 milionë paund nga të drejtat televizive, ai po kërkon investime të mëtejshme nga familja Kroenke.

Pas finales së humbur ndaj PSG-së, trajneri spanjoll tha: “Duhet të marrim disa vendime shumë të rëndësishme nëse duam të arrijmë një nivel tjetër. Duhet të tregojmë ambicie sepse jemi më se të aftë për ta bërë këtë, por do të kërkojë të jemi shumë ambiciozë, shumë të shpejtë dhe shumë të zgjuar”.

Sipas raportimeve, Arteta synon të përforcojë katër pozicione kyçe: krahun e majtë të sulmit, një sulmues qendror, një mbrojtës të djathtë dhe më shumë thellësi në mesfushë.

Në listën e objektivave është edhe mbrojtësi 19-vjeçar i Real Madridit, Victor Valdepenas.

Ndërkohë, Arsenali ka diskutuar gjithashtu mundësinë e transferimit të Tino Livramentos dhe Sandro Tonalit nga Newcastle, megjithëse të dy do të kërkonin shuma të mëdha.

Po ashtu, Morgan Rogers i Aston Villas dhe Eli Junior Kroupi i Bournemouthit janë nën vëzhgimin e departamentit të rekrutimit të klubit.

Një tjetër emër interesant është Marcus Rashfordi.

Sulmuesi dëshiron të qëndrojë te Barcelona nën drejtimin e Hansi Flickut, por nëse problemet financiare të klubit katalanas e detyrojnë të largohet, rrethi i tij beson se Arsenali do të ishte një destinacion ideal.

Ndërkohë, “Topçinjtë” po përballen edhe me konkurrencën e Manchester Unitedit për talentin e West Hamit, Mateus Fernandes, si dhe për sensacionin 16-vjeçar të Leicester Cityt, Jeremy Monga./Express

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here