Ilaçi i vetëm që ju ‘shpëton’ nga alergjia ndaj polenit!

0
178

Sezoni i alergjive ndaj polenit është gati të fillojë. Shmangni kalimin e kohës jashtë. Njerëzit që janë alergjikë ndaj polenit duhet të mendohen dy herë përpara se të vendosin të largohen nga shtëpia.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë që nuk duhet të dilni nga shtëpia, por përpiquni të mos dilni kur përqendrimi i polenit është më i lartë. Besojmë që keni provuar të gjitha metodat e mundshme të shërimit nëse keni problem me alergjinë ndaj polenit dhe pluhurit dhe asnjëra nuk ka dhënë rezultat.

Zgjidhja qëndron pikërisht në kutinë e zakonshme të vazelinës, e cila mund t’ju çlirojë nga të gjitha telashet që keni nga teshtitja e pandërprerë, ënjtja e syve, gërvishtja në fyt dhe rraskapitja. Shumica e njerëzve të cilët vuajnë nga ethet e pluhurit të luleve, përkatësisht nga alergjitë kronike ndaj polenit dhe pluhurit shprehen vazelina i ndihmon. Truku qëndron në atë që duhet të nxirrni një shtresë të vogël vazeline me shkopth të veshëve sa më thellë në gavrat e hundës. Vazelina mbledh grimcat e polenit dhe pluhurit dhe pastaj ato nuk futen më në sistemin tuaj, ndërkaq organizmi mbrohet.

Sigurohuni që ta pastroni siç duhet lëkurën përpara se ta aplikoni për të zvogëluar rrezikun e bllokimit të poreve. Simptomat e pakëndshme të alergjisë si sytë e skuqur, dhimbja e fytit, hunda e bllokuar dhe kolla mund të bëjnë shumë njerëz të pyesin nëse është një ftohje apo alergji. Si të dalloni një alergji nga një ftohje? Kur keni alergji, temperatura e trupit nuk rritet, dhimbjet në trup janë karakteristike vetëm për infeksionet virusale dhe bakteriale ose ftohjen, kolla është karakteristikë e të ftohtit.

Leave a Reply