Ibra, pranë rikthimit te “Djalli”, roli që do të ketë

0
232

Të shtunën, Milani do të luajë në kampionat kundër Udineses, ndërsa tri ditë më vonë PSG mbërrin në “San Siro” për një ndeshje thelbësore për ecurinë e kuqezinjve në Champions League.

Për këtë ndeshje, në tribunat e stadiumit të Milanos pritet edhe Gerry Cardinale. Ndoshta rikthimi i tij në Milano është preludi i një takimi të ri me Zlatan Ibrahimovicin pas samiteve të mesit të shtatorit.

Tymi i bardhë afër?

Kjo është raportuar mëngjesin e sotëm nga “La Gazzetta dello Sport”, e cila shpjegon se rikthimi i ish-sulmuesit suedez në Milano duket se po afrohet gjithnjë e më shumë. Në javët e fundit, kontaktet kanë qenë të vazhdueshme dhe tymi i bardhë mund të jetë i pashmangshëm.

Ndër ata që janë pro rikthimit të tij në klub është sigurisht Stefano Pioli, me të cilin gjiganti suedez ka marrëdhënie të shkëlqyera.

Aksi Pioli-Ibra

Boshti Pioli-Ibra e ktheu “Djallin” drejt suksesit në Itali, prandaj është gati të reformohet. Zlatani do të ketë një rol operacional: në veçanti, do të duhet të jetë në kontakt të ngushtë të përditshëm me ekipin.

Prania e tij në dhomat e zhveshjes do t’u jepte një motivim të ri të gjithë lojtarëve kuqezi, të cilët mund të gjenin së shpejti atë lider që deri para disa muajsh ishte shoku I tyre në fushë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here