Edhe Lewa drejt Arabisë? Barça gjen zëvendësuesin në Holandë

0
221

Robert Lewandowski, ashtu si një pjesë e madhe e kolegëve të tij, është i tunduar për të provuar një eksperiencë në Arabinë Saudite.

Polaku mund të ndryshojë ambient në verën e ardhshme duke qenë se edhe katalanasit nuk e shohin më si një element thelbësor, me sulmuesin që nuk garanton më qëndrueshmëri fizike.

Kështu, te Barça janë të vetëdijshëm për skenarin e së ardhmes dhe kanë nisur nga puna për të gjetur zëvendësuesin e Lewas. I preferuari është Santiago Gimenez i Feyenoord.

Sulmuesi meksikan ka shënuar 13 gola në 10 ndeshje të kampionatit holandez. 22-vjeçari premton shumë për të ardhmen dhe një largim i mundshëm i Lewandowskit do ta shndërronte Gimenez në profilin ideal për Barçën./SS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here