Drejtoresha e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik pranë Komunës së Prizrenit, Lirije Bytyqi, e përcjellur nga asambleisti i Listës “GUXO”, Petrit Hoxhaj, kanë vizituar fshatin Poslisht.
Bytyqi e Hoxha janë pritur nga kryetari i fshatit, Refki Alushaj, me ç’rast kanë biseduar për fazën e dytë të punimeve për restaurimin e urës, e cila tashmë është shndërruar në atraktivitet turistik.
“Sot, edhe pas orarit të punës, së bashku me drejtoreshën për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, znj. Lirije Xhemaj-Bytyqi dhe zyrtarët të kësaj drejtorie, kemi bërë vizitë në fshatin Poslisht (Gurra Poslisht) ku na priti edhe kryetari i fshatit z.Refki Alushaj , me qëllim të vazhdimit të fazës së dytë të investimeve nē këtë vend.
Falemnderoj Komunën e Prizrenit për mbështetjen e dhënë dhe buxhetin e ndarë për këtë projekt”, ka shkruar Hoxhaj në profilin e tij në ‘facebook’./04 Online
https://www.facebook.com/photo/?fbid=132819452768137&set=pcb.132824322767650