Rama: Kemi ftuar NATO-n që të instalojë një bazë navale në portin e Durrësit

0
183

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka thënë të premten se e ka ftuar NATO-n që të instalojë një bazë navale ushtarake në Portin e ri të Durrësit, që do të ngrihet në Porto Romano.

“Së shpejti do të kthehemi në Bruksel për të vijuar diskutimin, lidhur me propozimin tonë që ka ngjallur jo vetëm interes, por edhe dëshirë për të thelluar bisedimet, për instalimin e një baze navale të NATO-s në portin e ri të Durrësit, në Porto Romano, që përveç pjesës tregtare parashikohet të ketë edhe pjesën ushtarake”, tha Rama në një konferencë për media.

Ai ka bërë të ditur se së shpejti do të mbahet takimi për këtë çështje me ekspertët, për të parashtruar projektin në detaje.

“Sa i përket portit, do të financojmë vetë pjesën tregtare, kemi ftuar NATO të marrë pjesë në bashkëfinancimin e pjesës ushtarake. Do të ketë vlerë të jashtëzakonshme strategjike për Shqipërinë dhe vetë NATO-n”, tha Rama.

ama përsëriti edhe një herë kërkesën që bëri në Samitin e NATO-s, për përfshirjen e Kosovës në mekanizmin e mbrojtjes, një stad pararendës i anëtarësimit.

“Pavarësisht mosnjohjes nga të gjithë vendet, kjo nuk është një kohë e zakonshme dhe si e tillë kërkon akte të jashtëzakonshme, në aspektin politik dhe të vendimmarrjes. Pavarësisht se Ukraina nuk e njeh, Kosova ka mbajtur një qëndrim absolutisht të qartë dhe të saktë, duke treguar maturi si shtet, në raport me detyrimet ndaj gjithë kësaj familjeje të madhe që Kosova e ka të lidhur pazgjidhshmërisht fatin e saj”, tha Rama./A2

Leave a Reply