Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, thotë se partia e tij ka një platformë e cila është i është ofruar si dokument kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, por që nuk e ka marrë dhe s’ka kërkuar diçka tjetër nga ta.
Haziri, tregoi se i është thënë Kurtit se çfarëdo që mundet LDK-ja është e gatshme ta ndihmojë.
“LDK-ja e ka një platformë, të cilës unë i superkordinohem, ajo platformë është fuqi, ajo platformë i është ofruar kryeministrit Kurti si dokument, i kemi thënë krejt çfarë të pëlqen mundesh me marrë është zgjedhja jote, krejt çfarë mundet me te ndihmu LDK-ja ne jemi të gatshëm. Nuk e ka marrë as platformën e as nuk ka kërkuar diçka tjetër”, tha ai.
Ai tha se kryeministri Kurti po e merr politikën e LDK-së dhe po e përkthen në vizonin e tij për zgjidhjen e raporteve me Serbinë.
“Në ecje, LDK-së ku ai i ka dhënë të drejtë, ai po e merr politikën e LDK-së është duke e përkthyer gradualisht në vizion të tij për zgjidhjen e raporteve me Serbinë. Është e mirë, po duhet atribuuar. Zakonisht politikanët kredibil thuhet që bazën e saj e kam gjetë diku dhe autorësia nuk merret, nuk vidhet, nuk bartet pa u përmend”, tha Haziri.
Haziri thotë se situatat e vështira i kanë eliminuar shpeshherë edhe në dëm të subjektit politik.
“Ne ja kemi dhënë të gjitha, në situata të ndryshme politike ne jemi politikisht nuk jemi mirëkuptuar kur kemi bë edhe koalicione politike edhe votime politike, sikur edhe te rasti i fundit për presidenten, nuk kemi pasur shumë mirëkuptim publik qytetar, por kemi dashur që krizat dhe situatat e rënda vendit me ia largu, gjithmonë situatat e vështira i kemi eliminuar shpeshherë në dëm të subjektit tonë politik, por mjaft është mjaft”, shtoi ai në Tëvë1.