Hazard i impresionin të gjithë me rikthimin te Reali, Ancelotti nuk dëshiron më transferime – plani i italianit me belgun është i ‘çmendur’

0
599

Real Madridi është i befasuar nga Eden Hazard, i cili është rikthyer në stërvitjet parasezonale në gjendje perfekte.

Belgu u kthye në mënyrë famëkeqe në stërvitjen parasezonale para edicionit të kaluar me “pesë kilogramë mbi peshë” ndërsa forma e tij në Madrid u rrit.

Megjithatë, Hazard është gati të lërë pas vetes ditët e tij të vështira në Spanjë dhe të rimarrë disa magji nga koha kur ishte te Chelsea, pasi duket se ka punuar shumë në pushime.

Sipas Marca, ylli prej 150 milionë euro tani është në gjendje të mirë dhe ai mund të përfshihet në planet e Carlo Ancelottit për të ardhmen. Anësori, i cili dikur konsiderohej si njënga lojtarët më të mirë në planet, ka pasur ngecje të mëdha te Los Blancos.

Raportimi vjen pasi Ancelotti konfirmoi se Hazard mund të luante si sulmues fals për Realin: “Nuk mund të flas për nënshkrimet, por tashmë po them se gjithçka ka mbaruar. Ne nuk do të nënshkruajmë me askënd. Jemi mirë kështu”.

“Ne kemi shumë opsione për atë pozicion. Benzema është numri 1, por ne duhet të kuptojmë se do të jetë një sezon i çuditshëm, ndryshe, me Kupën e Botës në mes dhe ne duhet të shohim opsione të ndryshme.

“Ideja ime është të përpiqem ta shoh Eden në atë pozicion. Duke pasur parasysh cilësinë që ka Eden dhe cilësitë e tij, mund të jetë mirë që ne ta testojmë atë atje. Është një rast i ngjashëm me Asension”, ka shtuar më tej strategu italian. /Telegrafi/

Leave a Reply