Haskuka: Të mbajmë maska! T’i lajmë duart disa herë në ditë! Të ruajmë distancën fizike!

0
449

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka lutur qytetarët që të respektojnë masat kundër COVID-19.

Haskuka, ka thënë se mbajtja e maskave, larja e duarve disa herë në ditë dhe ruajtja e distancës fizike janë tri elementet kryesore që mundësojnë parandalimin e infektimit me koronavirus.

“Sipas Institutit për Shëndetin Publik numri total i rasteve pozitive me virusin SARS-CoV-2 në Kosovë është 3.703 nga këta 1.678 janë raste aktive, 79 qytetarë kanë humbur jetën.
Këto nuk janë numra, por persona me emër dhe mbiemër, për këtë arsye, ju lusim që t’i respektoni masat! ✅

Të mbajmë maska! 😷
T’i lajmë duart disa herë në ditë! 🧼
Të ruajmë distancën fizike! 🚶🏻‍♀️ —-🚶🏻”, ka thënë Haskuka./04 Online

Leave a Reply