Haskuka, Kazaz e Thaqi takojnë afaristët nga Prizreni

0
452

Sot kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit e Ekonomik, Sevil Kazaz dhe drejtorin e Drejtorisë së Inspektorateve, Islam Thaqi, zhvilluan një takim të përbashkët me afaristët prizrenas, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit përcjell 04 Online.

“Takimi ishte i fokusuar në fazën e parë të lehtësimit të masave për kthimin në normalitet, sipas së cilës shumica e këtyre afaristëve i kanë rihapur bizneset e tyre nga data 4 maj.

Në takim u theksua rëndësia e respektimit të masave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19 nga ana e afaristëve, duke përfshirë vendosjen e njoftimit për qytetarë në hyrje të lokaleve, rëndësinë e dezinfektimit të hapësirave, përdorimin e maskave dhe dorëzave mbrojtëse etj.

Ndërsa lidhur me vështirësitë ekonomike të shkaktuar nga pandemia, afaristët u informuan për lehtësimet që po ofron Komuna, si dhe Qeveria nëpërmjet Pakos Emergjente Fiskale.

Takimi shërbeu gjithashtu edhe për të diskutuar çështje të tjera në interes të afaristëve si investimet në infrastrukturë, zhvillimi i veprimtarisë gjatë vikendeve, grantet e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe problemet e ndryshme që vështirësojnë zhvillimin e biznesit”, thuhet në njoftim./04 Online

Leave a Reply