Haradinaj tregon nëse Albena Reshitaj ka dhënë dorëheqje nga AAK-ja

0
370

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka treguar nëse deputetja Albena Reshitaj është pjesë e kësaj partie

I pyetur nëse Reshitaj, do të qëndrojë në këtë parti, apo do të jetë kandidate e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Suharekës, Haradinaj tha se ajo vazhdon të jetë në AAK.

“Albena është kolege e jona në Aleancë, kryetari Muharremaj bashkëpunon rregullisht, në baza të rregullta. Kemi pasur një ndarje në bindjen tonë për votë, qysh e dini”.

“Nuk ka ndryshu asgjë në qëndrimet që kemi pasur atëherë, mendojmë se ka qenë gabim dhënia e kaq shumë pushteti një grupimi politik, pra të gjitha pushteteve”.

Haradinaj në një konferencë për medie ka prezantuar kandidatët e AAK-së për kryetarë komunash.

Leave a Reply